Ajo e bëri për vete kur ai ishte “askushi”, ndërkaq Coutinho e pranon: Pa të nuk do të isha ky që jam!

Coutinho momentalisht është një nga yjet e futbollit europjan, ndërkaq pasi që kaloi në Barcelonë për 160 milion euro mediat vazhdimisht shkruajnë për të, madje edhe për jetën private të tij.

Braziliani 25 vjeçar tanimë 10 vite pranë vetes e ka Aine, vajzën me të cilën ka filluar të zbavitet që nga mosha 14 vjeçare. Në kohën kur ishte lojtar i Vasko De Gama, Inter, Liverpool dhe tani i Barcelonës, Coutinho çdoherë pranë vetes e kishte të shoqen e tij.

Janë takuar në një mbrëmje në Brazil dhe që atëherë nuk ndahen. Aine e ndjek gjithkund dhe e shikon çdo ndeshje.

“Aine ka një rol të rëndësishëm në atë që e bëj. Nuk kemi shkuar bashkë në shkollë e as që kemi pasur miq të përbashkët, jemi njoftuar në një mbrëmje dhe kjo është e gjitha. Më pyeti a dua të jem i dashuri I saj. Filluam të shihemi më shpesh dhe lidhja jonë ishte çdo ditë më e forte. Pa atë asgjë nuk do të ishte e njejtë”, deklaroi Coutinho.

Frut i dashurisë së çiftit janë vajza Maria dhe djali Phelippe Junior.

Leave a Reply

Your email address will not be published.